Bota

Austria do të zbatojë masa kufizuese për shkak të variantit Omicron

Austria po zbaton kufizime duke përfshirë edhe kohën e mbylljes nga ora 22:00 për të parandaluar përhapjen e variantit Omicron të coronavirusit pas Krishtlindjeve.

Sipas Reuters, Austria filloi të dilte disa ditë më parë nga bllokimi i plotë i katërt i coronavirusit. Derisa ai bllokim tre-javor uli infeksionet e përditshme të COVID-19, vendi po përgatitet për një rritje tjetër për shkak të variantit Omciron, prej të cilit janë konfirmuar disa qindra raste deri më tani.

Lexo më shumë  FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Britania, Holanda, Danimarka dhe Norvegjia do të klasifikohen si zona rreziku për shkak të përhapjes së variantit Omicron, tha koordinatorja e politikave për COVID-19 Katharina Reich në një konferencë shtypi mbi masat e reja që ajo tha se synonin të vononin presionin e plotë të Omicron.

Njerëzit që hyjnë në Austri nga ato vende, do të duhet të kalojnë në karantinë nëse nuk kanë dozë përforcuese dhe mund të tregojnë një test të fundit negativ PCR, tha Reich.

Lexo më shumë  Mijëra studentë serbë protestojnë për të kërkuar përgjegjësi për incidentin në Novi Sad

Koha e mbylljes nga ora 22:00 do të vendoset te sektori i hotelierisë që nga 27 dhjetori dhe do të qëndrojë në fuqi në natën e Vitit të Ri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *