Austri/ Veprat e artistëve shqiptarë ekspozohen në galerinë Wohlleb në Vjenë
Vepra të skulptorit shqiptar Destan Gashi dhe piktores Barbara Gashi janë pjesë e ekspozitës së artit në galerinë Wohlleb në Vjenë.Si gjithnjë, skulpturat e Destanit, i cili e bën gurin dhe mermerin të flasin, krijojnë emocione të papërshkrueshme, si për tematikën e zgjedhur, me ngjyra të forta kombëtare e patriotike, ashtu edhe për realizimin e përsosur dhe unik artistik. Në këtë ekspozitë ai solli disa punime të reja si “Vajza e Çamërisë” apo “Vrojtuesja”.Së bashku me kuratoren dhe të zonjën e Galerisë “Wohlleb”, Edith Wohlleb, Ambasadorët e Shqipërisë Roland Bimo dhe i Kosovës Lulzim Pllana me bashkëshortet e tyre, ju uruan suksese të mëtejshme artistëve tanë dhe mirënjohje për nderin që i bëjnë lartësimit të emrit të kombit tonë përmes artit, në një nga kryqendrat e kulturës botërore si kryeqyteti i Austrisë, Vjena.