Bota

Australia nis vaksinimin e fëmijëve 5 deri në 11 vjeç

Nga 10 janari i 2022-it, Australia do të nisë vaksinimin kundër koronavirusit për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç , njoftoi sot kryeministri Scott Morrison .

“Ky është një lajm i mirë për miliona familje në të gjithë vendin që duan që fëmijët e tyre të kenë mundësinë të vaksinohen”, tha Morrison në një deklaratë.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Pas shqyrtimit të dhënave nga Kanadaja, Aautoriteti australian i vaksinave rekomandoi që të ketë një interval prej tetë javësh midis dy dozave të vaksinës që u jepen fëmijëve.

Fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç do të marrin fillimisht vaksinën Pfizer , ndërsa rregullatori do të marrë në konsideratë edhe vaksinën Moderna.

Vendimi për të vaksinuar fëmijët u mor në një kohë kur autoritetet australiane po përpiqen të përshpejtojnë shpërndarjen e  dozës përforcuese të vaksinës Covid-19.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Vendi aktualisht ka një nga normat më të larta të vaksinimit në botë, me pothuajse 90% të popullsisë mbi moshën 16 vjeç të imunizuar plotësisht.

Rreth 70% e adoleshentëve të moshës 12 deri në 15 vjeç janë gjithashtu plotësisht të vaksinuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *