Australia: Nëse Rusia ka përdorur armë kimike, do të ishte shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar
Ministrja e Jashtme e Australisë, Marise Payne ka thënë se nëse konfirmohet përdorimi i armëve kimike nga ana e Rusisë në Ukrainë, atëherë kjo do të shënonte një shkelje të mëtejshme të rëndë të ligjit ndërkombëtar.
Ka raporte jashtëzakonisht shqetësuese nga Ukraina këtë mëngjes në lidhje me përdorimin e armëve. Nëse ato konfirmohen, kjo do të jetë një shkelje ligjit ndërkombëtar”, është shprehu ajo.
Ajo ka thënë se Australia do të punojë për të përcaktuar vërtetësinë e këtyre raportime, shkruan Sky News.
“Australia do të punojë me homologët për të përcaktuar vërtetësinë e këtyre raporteve dhe ne pastaj do të kemi më shumë për të thënë”, është shprehur tutje Payne.
Rruga Press