Bota

Australia me tarifa të reja për të gjitha importet nga Rusia dhe Bjellorusia

Australia do të aplikojë një tarifë shtesë prej 35% për të gjitha importet nga Rusia dhe Bjellorusia, njoftoi Departamenti i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë në një deklaratë për shtyp të enjten, shkruan CNN.

“Australia do të lëshojë një njoftim zyrtar duke tërhequr të drejtën për trajtimin tarifor të Kombit më të Favorizuar (MFN) dhe duke aplikuar një tarifë shtesë prej 35 përqind për të gjitha importet nga Rusia dhe Bjellorusia,” thuhej në njoftimin për shtyp, duke shtuar se Australia do t’i bashkohej vendet e tjera me të njëjtin mendim duke e bërë këtë.

Lexo më shumë  Rusia vijon persekutimet, burg për avokatët e Navalny

Duke përsëritur mbështetjen e Australisë për “sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, Australia do të “punojë ngushtë me partnerët (e saj) për të siguruar që Rusia të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj”, thuhet në njoftim.

Deklarata përkoi me fjalimin online të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në parlamentin australian të enjten.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *