Australia dërgon automjete të blinduara në Ukrainë
Australia ka dërguar tre nga 20 kamionët e parë ushtarakë të blinduar që po i dhuron Ukrainës, pas një kërkese nga presidenti ukrainas, Zelensky javën e kaluar.
Automjetet e fortifikuara Bushmaster do të përdoren për të transportuar ushtarë dhe civilë në zonën e luftës, raporton BBC të premten.
Zelensky mbajti një fjalim video në parlamentin e Australisë javën e kaluar – kombi i 20-të me të cilin foli, duke falënderuar vendin për mbështetjen e tij të palëkundur deri më tani.
Australia ka zotuar mbi 190 milionë dollarë australianë si ndihmë ushtarake dhe humanitare dhe ka miratuar disa sanksione ndaj individëve rusë dhe importeve të naftës.
“Zoti President, populli i Australisë qëndron me Ukrainën në luftën tuaj për mbijetesë”, ka thënë kryeministri Scott Morrison në përgjigje të Zelenskyt javën e kaluar.
Udhëheqësi australian ka deklaruar vazhdimisht se demokracitë liberale duhet të bashkohen për të mbrojtur lirinë dhe “të drejtën për të jetuar pa detyrimin, frikësimin dhe grushtin brutal të forcës”.
Ai ka thënë se Australia e nderoi Zelenskyn si një “luan të demokracisë”.
Rruga Press