Bota

Austin: SHBA është për marrëdhënie të parashikueshme e të qëndrueshme me Rusinë

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara Lloyd Austin tha të premten se administrata Biden dëshiron marrëdhënie të “parashikueshme dhe të qëndrueshme” me Rusinë.

Komentet e Austin ishin në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me përkeqësimin e marrëdhënieve mes NATO-s dhe Rusisë, pas vendimit të kësaj të fundit të hënën, për të pezulluar misionin e saj në NATO dhe të mbylljen e zyrave të aleancës në Moskë, si kundërpërgjigje për dëbimin e 8 diplomatëve rusë nga NATO.

Lexo më shumë  Ministrat e Jashtëm arabë kundërshtojnë propozimin e Trumpit për zhvendosjen e palestinezëve të Gazës në Egjipt dhe Jordani

Duke folur në Bruksel, pas një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, Austin tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet për të krijuar “një mbrojtje më të fortë dhe më të aftë evropiane”.

Kohët e fundit zyrtarët evropianë kanë diskutuan rreth mënyrave për të përmirësuar aftësitë e tyre ushtarake dhe që të mos mbështeten shumë tek Shtetet e Bashkuara, zhvillim që pason tërheqjen kaotike të trupave perëndimore nga Afganistani.

Austin tha se i mirëpret çdo përpjekje në këtë drejtim duke shtuar se Shtetet e Bashkuara “do të donin të shihte nisma që janë plotësuese të aksioneve që ndërmerr NATO”.

Lexo më shumë  Trump vendos tarifa të reja për mallrat nga Kina, Meksika dhe Kanadaja

Sekretari Mbrojtjes Austin u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të vazhduar procesin e evakuimit nga Afganistani ndërsa vendi ndodhet nën kontrollin e talebanëve.

“Ne kemi përgjegjësi morale për të punuar sa më shumë dhe për aq kohë sa të mundemi për t’i ndihmuar ata njerëz”, tha ai. /VOA/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *