Bota

Austin: Putini e filloi luftën, ai duhet t’i japë fund

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, në një deklaratë ditën e martë tha se Putini duhet të marrë një vendim për t’i dhënë fund këtij konflikti.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se që lufta në Ukrainë të marrë fund, presidenti rus Vladimir Putin duhet të marrë një vendim për t’i dhënë fund këtij konflikti.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Unë mendoj se hapi i parë është t’i jepet fund këtij konflikti. Dhe mendoj se ajo që duhet të ndodhë për t’i dhënë fund konfliktit është zoti Putin, ai është personi që e filloi atë,” tha Austin.

Ai e quajti vendimin e Putinit për të sulmuar Ukrainën të pajustifikuar. Ai shtoi se do të jetë vendimi i Putinit “të de-përshkallëzohet dhe më pas të kthehet në tryezën e bisedimeve”.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

“Dhe ne me të vërtetë të gjithë do të dëshironim ta shihnim këtë të ndodhë,” tha Austin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *