Opinion/Aktualitet

Auditimet janar-qershor, KLSH gjen 22.6 milionë euro dëme dhe parregullsi në institucione

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një dëm 22.6 milionë euro nga ana e institucioneve që janë audituar në periudhën janar-qershor 2021 për veprimtarinë e tyre ekonomike në vitet e mëparshme 2019-2020.

Sipas buletinit të KLSH janë gjetur parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 155,997 mijë lekësh, ose 1.3 milionë euro.

Ndërkohë një pjesë tjetër e dëmit lidhet me atë që njihet si shkelje e disiplinës financiare që ka dhënë ndikim negativ në performancën e subjekteve të auditura. Kjo shumë është 2,614,539 mijë lekë, afërsisht 21.3 milionë euro.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Të ndara më vete, sipas KLSH, rreth 1,033,372 mijë lekë janë konstatuar në fushën e të ardhurave, (afërsisht 8.4 milionë euro).

Dhe 1,581,167 mijë lekë afërsisht 12.8 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve, si dhe shkelje të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keqmenaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor.

KLSH nënvizon se në gjashtëmujorin e parë të 2021, auditimet kanë përfshirë vlerësimin e aktivitetit në 38 subjekte. “Ato kanë përfshirë, institucione qendrore, ministri dhe agjenci (përfshirë drejtori qendrore dhe rajonale në varësi të tyre), njësi të vetëqeverisjes vendore (qarqe, bashki), drejtori të përgjithshme të administrimit fiskal, fonde speciale, si dhe shoqëri aksionare me kapital shtetëror, në të cilën shteti ka mbi 50% të aksioneve, apo projekte me financim të huaj” thuhet në buletin.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Shkeljet e konstatuara sipas renditjes i përkasin fushës së tatim-taksave, paga, shpërblime dhe sigurime apo prokurimeve për mallra e shërbime, si dhe shkelje te shpenzimet operative.

Për shkeljet e gjetura, KLSH në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 ka përcjellë në Prokurori 2 kallëzime penale./MONITOR

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *