Atletja u detyrua të tërhiqej nga gara Paralimpike pasi babai i saj u kap nga forcat ruse
Atletja ukrainase, Anastasiia Laletina, u detyrua të tërhiqej nga gara në distanca të mesme në Lojërat Paralimpike Dimërore të Pekinit pasi dje babai i saj u kap nga forcat ruse, tha një zëdhënës i komitetit paralimpik ukrainas për Reuters.
Babai i Laletinës është ushtar në ushtrinë ukrainase. Zëdhënësi tha se nuk kishin detaje të mëtejshme për kapjen e tij.
© Rruga Press