KryesoreLajme

ATK grumbullon afro 90 % më shumë të hyra tatimore në janar 2024 krahasuar me muajin janar 2019

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) njofton se bazuar në krahasimin e të hyrave tatimore dhe numrit të tatimpaguesve për periudhën janar 2019 dhe periudhën janar 2024, i bie që Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur të grumbullojë mbi 52.3 milionë euro më shumë në janarin e vitit 2024, krahasuar me atë të vitit 2019.

Rritje e theksuar vërehet edhe te numri i tatimpaguesve, ku sipas MFPT nga 37,459 tatimpagues sa ishin në janar të vitit 2019, numri i tatimpaguesve në janar të vitit 2024 është rritur për 10,658, apo 28%, pra duke arritur numrin prej 48,117 tatimpagues.

Lexo më shumë  Valtonen: Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë, mbështesim integrimin euroatlantik të Kosovës

“Kjo tregon se ka më shumë biznese aktive që po paguajnë tatim, pra zgjerim i bazës tatimore. 

Rritja e theksuar në këta dy indikatorë është rezultat i rritjes se aktivitetit ekonomik, por edhe si rezultat i zbatimit të ligjit dhe rritjes së efikasitetit të Administratës Tatimore të Kosovës në mbledhjen e tatimeve”, thuhet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Lexo më shumë  Kurti: Policia e gatshme të mbrojë territorin edhe me jetë, sulmet dëshmojnë se me profesionalizëm arrihen rezultate për sundim të ligjit
YouTube player