Atiqi kërkon nga Auditori të fillojë auditimi i komunës së Mitrovicës së Veriut
Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar të martën se i është drejtuar zyrtarisht Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) me kërkesën që të fillojë auditimi në komunën të cilën e drejton për vitet 2021 dhe 2022.
“Sot kam kërkuar zyrtarisht nga Zyra Kombëtare e Auditimit që të fillojë auditimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut për vitet 2021 dhe 2022”, ka shkruar Atiqi në Facebook në gjuhën shqipe dhe atë serbe, ku i ka bashkëngjitur edhe dokumentin.
Një ditë më parë Atiqi ka kërkuar nga KOSTT-i dhe ZRRE-ja për të filluar pagesën e faturave të energjisë elektrike në institucionet publike të kësaj komune.
Ai ka kërkuar gjithashtu që të informohet për borxhin që duhet paguar për rrymën e papaguar nga komuna që ai drejton.
Rruga Press