Sport

Atalanta dhe Bayer Leverkusen përballen sot në finalen e Ligës së Evropës: Bergamaskët për trofeun e parë, kampioni gjerman për ta ndjekur ‘tripletën’

Atalanta dhe Bayer Leverkusen do të përballen në finalen e madhe të Ligës së Evropës sot me fillim nga ora 21:00.

Finalja e madhe e Ligës së Evropës do të zhvillohet në kryeqytetin irlandez Dublin, në një duel që pritet të jetë i zjarrtë.

Për të arritur në finalen e madhe, bergamaskët që janë në cilësinë e skuadrës vendase në bazë të shortit kanë eliminuar gjigantin francez Olympique Marseille.

Në anën tjetër Bayer Leverkusen arriti të eliminoj një nga skuadrat favorite për ta fituar këtë garë, Romën.

Bergamaskët kërkojnë trofeun e parë evropian në histori të klubit dhe janë të etur për një triumf në Dublin.

Në anën tjetër Bayer Leverkusen pas një sezoni të jashtëzakonshëm ku kanë zhvilluar 51 ndeshje këtë edicion pa humbje, kërkojnë trofeun e dytë këtë edicion pas titullit të kampionit në Gjermani dhe për të vazhduar ëndrrën për ‘tripletën’ pasi janë edhe në finale të Kupës së Gjermanisë.

Në këtë finale të madhe të Ligës së Evropës do të jenë në fushë dy futbollistë shqiptarë, Berat Gjimshiti për skuadrën italiane dhe Granit Xhaka për gjermanët dhe që të dy pritet të luajnë nga minuta e parë pasi janë futbollistë kyç për Atalantën respektivisht Bayer Leverkusenin.

Sfida mes Atalantës dhe Bayer Leverkusenit fillon nga ora 21:00.

YouTube player