Lajme

Ata që krahasojnë luftën e Kosovës me Ukrainën janë në lajthitje të madhe, apo mosnjohës të rrethanave!

Nga Hysen Pllava

Ata që krahasojnë luftën e Kosovës me Ukrainën janë në lajthitje të madhe, apo mosnjohës të rrethanave!

E para Kosova nuk ka qenë shtet.
E dyta Kosova ka qenë e okupuar nga Serbia.
E treta Kosova nuk ka pasur ushtri standarde shtetërore, dhe UÇK-ja ka qenë ushtri guerile.
E katërta Kosova ka qenë e cilësuar nga perëndimi si krizë humanitare.
E pesta Kosova nën okupimin serb ka pasur sistematikisht represion brutal.
E gjashta Kosova nuk ka qenë shtet dhe e pranuar ndërkombëtarisht.
E shtata lufta e Kosovës ka qenë e lokalizuar.
E teta Kosova e ka pasur të ndaluar me u furnizu me armë.
E shumë faktorë të tjerë që na tregojnë se krahasimi me Ukrainën, as që bëhet fjalë,absolutisht, nuk krahasohet lufta e Kosovës me Ukrainën.
Ndërkombëtarët nuk e kanë përmendur termin luftë por termin konflikt, sepse kurë ka nisur lufta e Kosovës.
Kosova nuk ka qenë shtet i pranuar ndërkombëtarisht por e kanë konsideruar si provincë autonome të Jugosllavisë, e shumë faktorë tjerë.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Kosova ka qenë në prag të gjenocidit, dhe intervenimi nga aleanca e NATO-s është realizuar në emër të humanizmit për të mbrojtur një popull nga gjenocidi shtetëror serbë.
Lufta në Ukrainë është plotësisht një tregim tjetër,dhe interesat e perëndimit dhe të lindjes kanë përmasa gjeostrategjike,dhe vlerat demokratike perëndimore ndeshen me Rusinë e cila dëshiron t’u imponojë diktat shteteve që kufizohen me Rusinë nën pretekstin e sigurisë.
Lufta në Ukrainë e sfidon rendin botëror dhe mekanizmat që janë krijuar pas luftës së dytë botërore janë në rezik si Kombet e Bashkuara, OSBE, Këshilli Evropës, traktati paqës i nënshkruar në Oslo e shumë mekanizma të tjerë të sigurisë dhe paqes janë rrezikuar seriozisht.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *