At Gjergj Fishta në shtypin kroat të viteve 1885-1905
At Gjergj Fishta shumë i njohur mbi aktivitetin e tij si frat françeskan, arsimtar, shkrimtar, përkthyes dhe po ashtu kryetar i komisionit për hartimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit, anëtar i delegacionit të qeverisë Përmeti në Konferencën e Versajës dhe zëvendëskryetar i legjislativit shqiptar më 1921, kishte rënë me herët në vemendje të shtypit europian e sidomos atij Ballkanik.
Ajo çfar tashmë është zbuluar falë ndjekjes permanente të dokumentave arkivorë sidomos atyre kroatë, nga ana e historianit të apasionuar Murat Ajvazi, del qartë se At Gjergj Fishta ishte prezent në shtypin elitar të kohës në Zagreb.
Edhe pse shkrimet që do të lexojmë më poshtë i përkasin viteve të fundshekullit të 19-të, konkretisht në vitet 1885-1905 del qartë roli dhe aktiviteti i Gjergj Fishtës gjatë kohës që ishte me studime në Kroaci. Natyrisht që fëmijë ai ishte identifikuar si gjeni, pasi në atë kolegj ka pas shumë bashkëstudentë të tij, por Gjergji kishte ra më shumë në sy fale aktivitetit dhe shkrimit të poezive që në atë kohë. Shtypi i asaj kohe nuk kishte asnjë ndikim siç pati përplasje më vonë sidomos gjatë kohës së komunizmit, por edhe më vonë, kur barrierat ranë.
Ja si e përshkruan një artikull i gjatë në faqen kryesore të gazetës Hrvatski Dnevnik, në vitin 1907:
Gjeniu shqiptar ka lindur 23.10.1871, në shtëpin e Ndokë Simon Ndocit në fshatin Troshan. Gjatë kësaj kohe në këtë fshat ndodhej me detyrë Atë Leonard de Martino, i cili ka qëndruar në këtë famulli përgjatë viteve 1865-1882 dhe 1905. Atë Martino ishte ai që djalin e vogël të Simon Ndocit e regjistroi në regjistrat e famullisë me emrin Zef. Pas gjashtë vitesh Zefi i vogël u rrit me shtat, ndërsa kishte edhe dy vëllezër e një motër.
Në atë famulli ushtronte aktivitetin e tij edhe misionari franceskan venedikas, Atë Marioni nga Palmanova, i cili më herët kishte vepruar në Kosovë me emrin Marian Pasha, për ti shpëtuar përndjekjes turke. Atë Marioni kishte pikasur prirjet e Zefit të vogël tashmë me emrin Gjergj, prandaj kishte këmbëngulur pranë prindërve të tij për ta çuar për shkollim të mëtejshëm.
Roli i Atë Marionit në shkollimin e Fishtës.
Misionari Marioni gjatë kohës të qëndrimit në Troshan, iu drejtua prindërve të Gjergjit në vitin 1877, duke ju kërkuar që djalin e tyre ta dërgojnë për tu shkolluar. Prindërit pa hezitim duke ditur rëndësinë e veprimtarisë së tij si në Kosovë ashtu edhe në Troshan, i’a falin misionarit françeskan i cili e dërgoi Zefin e vogël në Shkodër në shkollën e parë të qytetit, e hapur në vitin 1861. Këtu Zefi u dallua ndër nxënësit më të mirë të gjeneratës së vet, ndonëse vinte nga një familje e varfër.
Hapja e kolegjit franciskan në Troshan.
Gjatë kësaj kohe franceskanët konstatuan se në hapësirat shqiptare mungonin kolegjet arsimore, prandaj në vitin 1880, në kuvendin e Troshanit vendosën që të hapet kolegji franceskan. Ky kolegj u drejtua nga Atë Marioni nga Palamanova dhe Atë Giampiero nga Bergona e Italisë. Për këtë arsye Zefi i vogël kthehet prej Shkodre në kolegjin e Troshanit. Pas pak kohe Zefi ishte ndër nxënësit e parë të kësaj shkolle për frat. Por në mes të vitit 1880 Zefi ndërpret shkollimin për shkak të shfaqjes së sëmundjës së zemrës dhe për këtë arsye dërgohet për shërim në Raguzë (Dubrovnik). Pas shërimit kthehet përsëri në Troshan për të vazhduar shkollimin.
Zefi dërgohet në manastirin e Guca Gorës afër Travnikut, Livno (Bosnie)
Në vitin 1886, udhëheqësit e kolegjit vendosën që vijuesit të kolegjit të Troshanit të dërgohen në vazhdimin e mësimit të lartë të filozofisë dhe teologjisë në Bosnje. Atje u dërgua Zefi së bashku me Engjëll Paliq, Severin Lushaj, Pjetër Gjadri, Loro Mitroviq, Ban Gjeqaj dhe Pashk Bardhin. Sipas shtypit në fjalë del se për herë të parë Zefi e ndërron emrin e regjistrimit në Gjergj, emër të cilin kurrë nuk e ndryshoi. Pas përfundimit të vitit të parë ai vazhdon këndimet e filozofisë në kuvendin Sutjeskës dhe ato në Livno. Sipas shtypit “Hrvatski Dnevnik”, të vitit në fjalë, del se Gjergj Fishta ishte ndër studentët më të dalluar i cili të gjitha notat i kishte më të mirat, për të cilin krenoheshin të gjithë profesorët dhe studentët tjerë. Qëndrimi në Bosnie dhe edukimi fetar kombëtar nga françeskanët boshnjakë e ngritën Gjergjë Fishtën në kauzën intelektuale dhe kombëtarë. Gjatë kësaj kohe Fishta vërejti gjendjen e vështirë të popullit të Bosnjes nën sundimin turk, luftërat e pandërprera të cilat i lidhi me ato të trevave të atdheut të vet, kundër një robërie të njëjtë.
Profesorët boshnjak edukonin studentët shqiptarë mësoni gjuhën tonë e gjuhët tjera por ruani dhe mos e harroni gjuhën e nanës.
Gjatë qëndrimit në Bosnjë malli për atdheun dhe lirinë e tij, Gjergj Fishtës i dhanë kurajo leximet e ndryshme të autorëve europianë. Sipas shtypit në fjalë del se ai më së tepërmi lexonte vjershat e poetit kroat dhe europian Gerga Martiq (1822-1905) Andrije Kaqiq (1704-1760), veprën e Njegoshit (1813-1851), Ivan Mazhuraniqin, autorin italian Danteri (1265-1321), Goldonin ( 1707-1793), Alfierin (1749-1803), Monzonin (1785-1873), Carducin ( 1835-1907), Pascolin ( 1855-1912), e shumë të tjerë.
Gjergj Fishta në faqet OBZOR e vitit 1899.
Kjo gazetë i kushton një vëmendje të madhe miqësisë së Gjergj Fishtës me lirikun e shquar kroat Strahimir Kranjqeviq.
Gjergj Fishta i frymëzuar nga veprat e lexuara të autorëve të lartëpërmendur, autorëve të rilindjes kroate, ndikuan te Fishta që ai të fillojë të shkruajë poezi të ndryshme. Poezinë e parë e gjejmë në hartimet fillestare me një horizont të madh kulturorë, patriotik dhe dashuri të madhe ndaj atdheut e popullit të tij, atij boshnjak e kroat. Gjatë kësaj periudhe Gjergj Fishta u miqësua me shumë autorë kroatë ndër ta vlen të përmendet me lirikun kroat Strahimir Kranjqeviqin, botues i revistës së mirënjohur të kohës me emër “NADA”.
Poeti kroat asokohe i shtyrë në moshë vrejti te Fishta gjeninë, talentin, stilin e të shkruarit dhe sjelljet intelektuale të nivelit shumë të lartë. Gjergj Fishta nga poeti kroat dhe letrat e tij e ngriti në pikën e parë dashurinë për atdheun, gjuhës së nënës, dhe ndaj popujve tjerë të ballkanit që luftonin për tu çliruar nga hordhitë turke. Se çfar respekti kishte Fishta ndaj mikut të tij kroat, kjo më së miri shihet në shtypin në fjalë të vitit 1899, ku del se në vitin 1892 shkruajti poezin që ia kushtoi mikut të tij në gjuhën italiane me titull “Al volente Poeto signor Silvio Kranjeqeviq” (Poetit të vlerësuar zotëri Silvio Kranjeqeviq). Në këtë poezi Fishta ndër tjerash i shkruan mikut të tij kroat këto fjalë:
Tal scende a mio Silvio il tuo dolce concento al cor mio fesso dal lungo lamento dell inclita Patria, che senzo pieta ola secoli giace nel dual nell offanno le vivendo la morte che il traco, tironno le niega.
Në këtë poezi ai e ngriti në piedestal mikun të respektuarin në moshë, kroatin Strahimir Kranjqeviq. Kjo tregon se Atë Fishta gjatë shkollimit kishte krijuar miqësi me shumë krijues, poetë, përkthyes, aktorë nga të cilët ai kishte respekt të madh.
Shtypi kroat dhe literatura
Obzor 1899
Crvena Hrvatska 1899 Albanske poezije
Obzor 1903 na Ballkau
Hrvatski Dnevnik 1907 Ballkan ballkanskim narodima
Hrvatski dnevnik 1907 Albansko pitanje
Hrvatski dnevnik 1908 Pismo i Skadra
Hrvatska 1912 Kratki osvrt na arbanasku poviest
Hrvatska 1912, Kriscanski arbanasi
Hrvatksa 1912 Arbanaska poezija i tradicije
Vilim Frank – Na zalu Albanije , Sarajevo 1908
Seper Kranjcevic – Silvije Strahimir Osterichiches Biograpfischer Lexikon 1815-1950, Ban 4, Ëien 1969
Kranjcevic Silvije Strahimir – Hrvatska enciklopedija, Zagreb 2020