KryesoreLajme

Astronomja nga Kosova niset përmes NASA-s drejt një misioni të ri

Astronomja shqiptare nga Kosova, Pranvera Hyseni ,me mbështetjen e NASA-s do të udhëtojë me një mision të ri.

Ky udhëtim, ajo tha se është realizim i një ëndrre të kahmotshme të saj.

“Erdhi dita! Po nisem drejt mesit të Paqësorit për të operuar një teleskop 4-metërsh në 4,000 metra lartësi mbidetare, ku do të analizoj asteroidët dhe do të mbledh të dhëna që do ndihmojnë në kuptimin më të thellë të Sistemit Diellor. Ky udhëtim, i financuar nga NASA dhe Universiteti i Kalifornisë, është realizimi i një ëndrre që e kam ndjekur për vite me radhë. Pas shumë përkushtimi, kërkimesh shkencore dhe netëve të gjata të kaluara mbi libra, më në fund erdhi koha të përballem me këtë sfidë”, është shprehur ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.g.e.

Lexo më shumë  Zelensky: SHBA-ja po e ndihmon Rusinë që të dalë nga izolimi global. Trumpi jeton në një hapësirë dezinformimi

Rruga Press

YouTube player