Lajme

Asteroidi sa një autobus kaloi papritur shumë afër Tokës

Një asteroid me madhësinë e një autobusi ka kaluar jashtëzakonisht shumë afër Tokës, mbrëmjen e djeshme me një largësi prej vetëm 90.000 kilometra ose rreth 23% të distancës Tokë-Hënë.

Është për t’u habitur se asnjë astronom nuk e dinte se ky asteroid po i afrohej Tokës.

Megjithatë, shkëmbi hapësinor një fjalë i quajtur ‘2002 NF’ kaloi i sigurtë afër planetit Tokë.

Lexo më shumë  Ushtarët e KFOR-it patrullojnë nga ajri në veri të Kosovës

Astronomët e zbuluan asteroidin me sistemin e teleskopit Pan-STARRS në Hawaii.

Gjatësia e asteroidit vlerësohet të jetë midis 5.5 dhe 12.5 metra.

Për shkak të madhësisë së tij të vogël, asteroidi nuk plotësonte kriteret e NASA-s për t’u konsideruar ‘potencalisht i rrezikshëm’ për planetin tonë, pasi për një emërtim të tillë ai do të duhej të ishte të paktën 140 metra.

Lexo më shumë  VV: Vota e mërgatës është vendimtare

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *