BallinaEditorial

Aspekte të përdorimit të armës në rastin Klodian Rasha!

Nga Ardit Cara

Legjitimimi i përdorimit të armës nga ana e punonjësit të policisë bëhet vetëm në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Që të jemi në kushtet e mbrojtjes së nevojshme duhet që të jemi përballë një sulmi të vërtetë dhe të çastit. Sipas dinamikës së ngjarjes polici e ka ndjekur viktimën me vrap, pastaj është rrëzuar në tokë ku ka bërë thirrjen “Ndal!”, viktima ka vazhduar të largohet me vrap dhe polici nga toka ka qëlluar duke e goditur ne shpatull viktimën. Fakti që ai ka qenë duke u larguar dhe plagën e ka marrë nga mbrapa në shpinë tregon që nuk jemi në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi nuk kemi aspak sulm ndaj punonjësit te policisë.

Gjithashtu përdorimi i armës legjitimohet vetëm ndaj subjekteve specifike, të cilët qartazi përbëjnë rrezik për jetën. Kur personi dukshëm përbën rrezik, dhe jo vetem sepse një efektivi mund ti krijohet përshtypja mbi rrezikun. Gjithashtu përdorimi i armës është mjeti i fundit që kanë në dorë forcat e policisë, dhe mund të përdoret vetëm në rastet kur të gjitha format dhe tentativat e tjera për ta neutralizuar rrezikun kanë dështuar.
Efektivi i policisë që përdor armën në kundërshtim me ligjin për përdorimin e armës përballet me kodin penal si çdo qytetar tjetër që kryen një vepër penale me përdorim armë zjarri.
Në rastin konkret me aq te dhëna sa janë shfaqur në deklarimet publike duket sikur ka një përpjekje të prokurorisë për të përcaktuar një akuzë lehtësuese për policin, “Kapërcim i kushteve të vetëmbrojtjes” që është vepër e cila dënohet deri në 7 vjet ndërkohë që këtu nuk kemi të bëjmë fare me kushtet e vetëmbrojtjes, pasi ndaj policit nuk ka patur sulm te çastit dhe të vërtetë. Kapercimi i kushteve të vetëmbrojtjes është kur përdoret dhunë disproporcionale për të ndalur një sulm (sulmuesi kërcënon me thikë dhe i kërcënuari e qëllon me pistoletë), ose kur dëmi i shkaktuar është më i madh se dëmi i shmangur. Në këtë rast vepra duhet të kualifikohet sipas nenit 76 të kodit penal” vrasje me dashje” vepër për të cilën parashikohet një dënim nga 10 deri ne 20 vjet.

Neni 4
.2
Shmangia e një rreziku nëpërmjet përdorimit të armëve të zjarrit nga subjektet që u njihet kjo e drejtë, bëhet për të mbrojtur jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat e tyre ose të një tjetri nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit, me kusht që karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit, si dhe kur u kërkohet për të përballuar një rrezik real
dhe të çastit, që kërcënon atë ose një person tjetër apo pasurinë e tyre nga një dëmtim i rëndë, me kusht që të mos jetë i provokuar prej tij dhe dëmi i shkaktuar të mos jetë më i madh se dëmi
i zmbrapsur.


Neni 6
.2
Punonjësit e Policisë së Shtetit dhe subjektet e tjera, kur përdorin armët e zjarrit në kundërshtim me këtë ligj, përgjigjen penalisht, sipas llojit të veprës penale të kryer, në përputhje me legjislacionin penal të Republikës së Shqipërisë.


Neni 7
.2
Përdorimi i armëve të zjarrit është i lejueshëm vetëm kundër personave të veçantë të armatosur, të cilët kryejnë vepra të dukshme dhune kundër jetës së personit ose shërbimeve të policisë dhe shërbimeve që kryejnë subjektet e tjera që mbajnë dhe përdorin armë, kur
përdorimi i masave të tjera shtrënguese nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara.


Neni 9
Paralajmërimi për përdorimin e armës së zjarrit
1. Përpara përdorimit të armëve të zjarrit punonjësit e policisë dhe subjektet e tjera duhet të
identifikojnë veten si të tillë, si dhe t’i japin një paralajmërim të qartë, duke u shprehur me zë të lartë “Ndal”, ndjekur nga paralajmërimi i dytë “Ndal se do të qëlloj”, nëse ai nuk ndalet.
2. Në rrethana objektivisht të pamundura, të ngutshme, mund të mos bëhet paralajmërimi në rast se një veprim i tillë rrezikon subjektet e këtij ligji ose personat e tjerë nga një rrezik i çastit për jetën. Në këtë rast qëllohet pa paralajmërim, duke synuar në pjesët e poshtme të trupit.

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

YouTube player