Asociacioni shkatërron bazën historike të shtetësisë së Kosovës dhe është në kundërshtim me nenin 1 të Aktit Final të Helsinkit
Nga Agim Vuniqi
Neni 1 i Aktit Final të Helsinkit bëri që integriteti territorial është vazhdimësi e sovranitetit të shteteve të kushtëzuara me vullnetin e tyre dhe aftësinë për të garantuar të drejtat themelore të njeriut të përcaktuara edhe në Aktin Final.
Në shkurt, 2023-shit është ditëlindja e 49-të e Kushtetutës së KSAK, e cila ishte bazamenti konstitucional i shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës të 17 shkurtit 2008. Rebelizmi i vonshëm dhe zhvillimet politike në Kosovë lidheshin me argumentin kyç në anën e Kosovës se Neni 1 i Aktit Final të Helsinkit bën që integriteti territorial është vazhdimësi e sovranitetit të shteteve të kushtëzuara me vullnetin e tyre dhe aftësinë për të garantuar të drejtat themelore të njeriut të përcaktuara edhe në Aktin Final.
Nuk duhet harruar asnjëherë se Serbia me politikën e saj hegjemoniste shkatërroi ish federatën Jugosllave dhe mban përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për të gjitha luftërat e përgjakshme në Ballkan. Ajo e humbi kontrollin ushtarak mbi Kosovën në vitin 1999, kur atë e bombardoi NATO për të ndalur vrasjen e shqiptarëve në një luftë dyvjeçare.
Kosova u vendos nën administrimin e OKB-së dhe NATO-s, pas një lufte ajrore të udhëhequr nga NATO, që ndali goditjet e ish-udhëheqësit jugosllav Sllobodan Millosheviç i cili kishte shtrirë aktivitetin ushtarak jo vetëm kundër UÇK-së (qëllim politik i së cilës ishte dekolonizimi nga Serbia), por edhe kishte planifikuar shkatërrimin fizik të popullatës shqiptare.
Në vitin 1999 qe aprovuar edhe Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit dhe administrata e përkohshme e OKB-së – deri te zgjidhja e statusit të saj përfundimtar (Fusnota me rezoluten 1244: 11. Vendos që përgjegjësitë kryesore të prezencës civile ndërkombëtare do të përfshijnë: a. Përkrahjen e krijimit të kushteve për gjetjen e zgjidhjes finale, të autonomisë substanciale dhe vetëqeverisjes në Kosovë, duke u mbështetur plotësisht në aneksin 2 dhe në Marrëveshjen e Rambujes (S/1999/648).
Pas nëntë viteve të protektoratit ndërkombëtar, Kosova shqiptare, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve anëtare të BE-së, shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Kosova e cila ka mbështetjen e shteteve më të fuqishme në botë, ka arritur pothuaj afro 116 njohjeve, shifër që herë pas herë lëkundet. Tash për tash ky numër është i pamjaftueshëm për t’u anëtarësuar në OKB, ndërsa njohjet po sfidohen nga diplomacia serbe me një draft të ri – rezolutë, platformë – për të penguar njohjet e reja.
Si duket përpjekjet e saj kanë shqetësuar diplomatët perëndimorë. Britania ka paralajmëruar vazhdimisht Serbinë se çdo përpjekje për të minuar pavarësinë e Kosovës do të nxisë një ballafaqim me ato vende që kanë njohur Kosovën, vërejtje që shkakton në qortim të fortë nga Rusia. SHBA është shprehur për mbështetjen e plotë për Kosovën. Diplomatët amerikanë konsiderojnë se pavarësia e saj është e pakthyeshme, e kufijtë e saj janë të pacenueshëm. Qëndrimi i deritanishëm i amerikanëve ka ndryshuar me ardhjen e John Bolt si këshilltar i Presidentit Trump për siguri kombëtare, aktualizoi si zgjidhje “racionale” ndarjen etnike në vija të trasha, duke krijuar laramani territoriale me zona speciale.
Më 17 shkurt 2008, përfaqësuesit e popullit të Kosovës, që vepronin jashtë kornizës së IPVQ-UNMIK-ut (që nuk përfaqësonin Kuvendin e Kosovës ose ndonjë tjetër prej këtyre institucioneve), kanë shpallur Deklaratën e Pavarësisë, duke themeluar Republikën e Kosovës. Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se shpallja e pavarësisë të 17 shkurtit 2008 nuk shkel ligjin themelor ndërkombëtar, rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244 (1999) apo Kornizën Kushtetuese, për shkak se autorët e deklaratës, të cilët janë “përfaqësues të popullit të Kosovës, “nuk janë të detyruar nga këto dokumente”. Shpallja e pavarësisë ishte e ligjshme. Shpallja e pavarësisë ishte vazhdimësi e konstitucionalizmit në Kosovë, i bazuar në Kushtetutën e KSAK të vitit 1974: më 27 shkurt 2021 është ditelindja e 47-te e Kushtetutes se KSAK, e cila ishte bazamenti konstitucional i shpalljes se pavaresise se Republikes se Kosoves, te 17 shkurtit 2008 (lexo: Ne baze te nenit 85 alineja 1 pika 1 nenit 96 alineja 1 pika 1 dhe nenit 127 alineja 4 te Ligjit Kushtetues te Krahines Socialiste Autonome te Kosoves, Kuvendi i Krahines Socialiste Autonome te Kosoves, ne mbledhjen e perbashket te te gjitha dhomave me 27 shkurt 1974 merr
VENDIM MBI SHPALLJEN E KUSHTETUTES SE KRAHINES SOCIALISTE AUTONOME TE KOSOVES, në bazë të të cilit shpallet Kushtetuta e Krahines Socialiste Autonome te Kosoves, te cilen e aprovoi Kuvendi i Krahines Socialiste te Kosoves ne mbledhjen e te gjita dhomave, me 27 shkurt 1974. KK Nr. 010-8 Prishtine, me 27 shkurt 1974, e nënshkruar në Kuvendin e Krahines Socialiste Autonome te Kosoves, nga Kryetari i Kuvendit, Iljaz Kurteshi. Vendimi bashke me tekstin e Kushtetutes eshte shpalle ne Gazeten Zyrtare te KSAK, nr. 4 te 27 shkurtit 1974. Po aty specifikohet edhe ruajtja evtërsisë territoriale me nenin 3 të Kushtetutes së KSAK: Terrritorin e Krahines Socialiste Autonome te Kosoves e perbejne territoret e komunave te tanishme. territori i Krahines Socialiste Autonome te Kosoves nuk mund te ndryshohet pa pelqimin e Kuvendit te Kosoves) Ju lutem beni sot krahasim si duket laramane Kosova shumeetnike dhe territorialisht e “hallakatur”. Atë qe bene kameleonet shqiptare duke parcializuar territorin me Pakon Ahtisaari, e tash Ahtisaari plus, pak eshte tu thuhet se shkelen intersesat e qytetareve…
Një argument kyç në anën e Kosovës ishte se Neni 1 i Aktit Final të Helsinkit bën që integriteti territorial është vazhdimësi e sovranitetit të shteteve të kushtëzuara me vullnetin e tyre dhe aftësinë për të garantuar të drejtat themelore të njeriut të përcaktuara edhe në Aktin Final.
Pas debaklit në GJND Serbia kishte dërguar një projekt-rezolutë për 192-vendet në Asamblenë e Përgjithshme që kundërshtonte pavarësinë e Kosovës dhe përpiqej me çdo kusht të sfidonte pavarësinë saj duke bllokuar anëtarësimin e Prishtinës (term që përdor në komunikimet zyrtare) në organizmat ndërkombëtarë.
Kështu, nëse Serbia vazhdon në këtë mënyrë mund të rrezikojë progresin drejt objektivit të bashkimit me Bashkimin Evropian, jo vetëm të sajin, por rrezikon edhe rajonin të ngecë mbrapa në integrimet euroatlantike. Çdo përpjekje për të inkurajuar ndarjen e Kosovës, apo kantonizimin e saj, dhe bisedimet mëtejme për statusin e rregullimit brenda territorit të Kosovës, do të janë kundër interesave afatgjata të qytetarëve të të dy vendeve Kosovës dhe Serbisë.
Ballafaqimi i hidhur i elitës polotikës të Kosovës më një realitet abstrakt shtet pa sovranitet dekurajoi administratën e tashme amerikane të ndërmarrë masa ndëshkuese përmes diktatorit hipokrit Thaçit, i cili realizoi në përpikëri projektet e pluhrosura serbe për ndarjen e Kosovës dhe realizimin e ëndrrës së kahmotshme serbe të krijimit të Serbisë së madhe.
Kjo këthesë e përnjëhershme ka krijuar nebulozë në të dy vendet, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi. Jo rastësisht u krijua atmosfera për tarifën doganore shumë të përfolur të 100 % si instrument populist për “argëtim” të qytetarëve. Kjo dridhje artificiale tektonike me epiqendër në Prishtinë, konkretisht në kryeministri krijoi një “dinamizëm” të ri kinse u ba nami, gjë që nuk u prit me ovacione nga krijuesit e hartave të reja gjeostrategjike, përkundrazi u përcollë me kritika ky rebelizëm i vonshëm, pothuajse mortore.Kjo këthesë e përnjëhershme ka krijuar nebulozë në të dy vendet, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi. Jo rastësisht u krijua atmosfera për tarifën doganore shumë të përfolur të 100 % si instrument populist për “argëtim” të qytetarëve. Kjo dridhje artificiale tektonike me epiqendër në Prishtinë, konkretisht në kryeministri krijoi një “dinamizëm” të ri kinse u ba nami, gjë që nuk u prit me ovacione nga krijuesit e hartave të reja gjeostrategjike, përkundrazi u përcollë me kritika ky rebelizëm i vonshëm, pothuajse mortore./KosovaPost
Rruga Press