Lajme

Asociacioni njëetnik dhe me kompetenca ekzekutive përmbysë rendin kushtetues

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe përmbysë rendin kushtetues.

“Asociacioni njëetnik dhe me kompetenca ekzekutive, përmbysë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq ka përfunduar takimi në Ambasadën Amerikane ku ishin të ftuar institucionet, partitë politike dhe antarë nga shoqëria civile për të diskutuar rreth themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Lexo më shumë  Kurti në Prizren: Me rrugën Prizren-Tetovë do të vendoset drejtësi historike

Pas takimit me një shkrim të shkurtër në Twitter ka dalur ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

“Sot kemi mbajtur një sesion dëgjimor në Ambasadë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Falënderim për aktorë të ndryshëm që ishin prezent dhe ndan pikëpamjet e tyre dhe ekspertizën. Ne vazhdojmë të avokojmë për implementimin e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga Dialogu”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Lexo më shumë  Çeku në Prizren: Nga ish-qeveritë nuk na dallon vetëm puna e suksesi por edhe vizioni për vendin tonë

Ndërkohë që në ambientet e ambasadës amerikane në Prishtinë mbahej takimi, në sheshin Zahir Pajaziti kishte protestë qytetare. Protestues të shumtë u shprehen se janë kundër asociacionit të komunave me shumicë serbe sepse minohet sovraniteti i Republikës së Kosovës dhe nuk duan një Republika Srpska në trupin e Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *