Asnjë investim në 20 vite, rrugët në lagjet e Elbasanit pa kanalizime dhe plot baltë
“Ndodhem në lagjen Emin Matraxhiu në rrugën Halit Narazani e cila përshkohet çdo ditë nga shume qytetarë të cilët kalojnë për të kryer nevojat e tyre të përditshme.
Siç shihet edhe nga pamjet nga pas meje rruga është në gjendje të mjerueshme. Ndonëse banorët u kanë bërë shpesh kërkesë pushtit vendor për rregullimin e rrugës, këta të fundit janë përgjigjur se me ardhjen e fondeve rruga do të rikonstrukturohet ndonëse ende nuk është vënë ende dorë.”- thotë gazetarja Iris Shabani.
Sistemi i kanalizimeve për më shumë se 500 banorë është jashtë funksioni. Investimi I fundit daton 20 vjet më parë. Stina e dimrit nxjerr në pah problemet, pasi balta kthehet në shqetësim për kalimtarët dhe banorët e zonës.
“Vështirë është se gropat me ujë, s’ke ku kalon. Rrinë këmbët ujë, kalo andej, kalo këtej, ne kalojmë gjithë ditën në këtë rrugë.”
“Ka shumë kohë, kjo nuk shtrohet fare, kemi bërë kërkesë, por rruga është po njësoj.”
“Që në 92′ që është bërë kjo lagje, kjo rrugë kështu është. Edhe kanalizimet i kemi bërë vetë me shpenzimet e tona, shteti s’ka vënë dorë”
“Kjo rrugë ka shumë pa rregulluar 15-20 vite. Kemi bërë kërkesë dhe thonë do ta bëjmë. Dimri është shumë keq, mbushet me ujë komplet, vështirë është.”
“Rruga ndodhet fare pranë qendrës së qytetit dhe si e tillë frekuentohet nga shumë kalimtar, por edhe nga fëmijët që shkojnë në shkollë.
“Kam kalamaj, ca të bëjnë ikin në shkollë vijnë të lagur.”
“Dalin kalamajt qe ikin në shkollë në ujë. Detyrohemi ti marrim në krah dhe ti nxjerrim në rrugë me asfalt.”
“Fëmijët s’dalin hiç. I pengon shumë rruga për te shkuar më shkollë. I bien nga rruga e re për të shkuar në shkollë.” –shprehen qytetarët.
Administratorja e njësisë thekson se rruga në fjalë do ti nënshtrohet rikonstruksionit, por pa përmendur një datë.
“Kjo rrugë është me shumë probleme e cila ka nevojë për ndërhyrje të linjës së KUZ-s edhe të ujit të pijshëm dhe në të njëjtën kohë më riasfaltim. Sigurisht kjo rrugë ka marrë prioritetin e saj. Në buxhetimin e fundit që ne kemi bërë është përzgjedhur një ndër rrugët e cila do te ketë përfitimin e ndërhyrjes së infrastrukturës se saj ne total.” Është shprehur Dorina Rroseni, administratore e njësisë nr.1.
Por, banorët e kanë të pamundur të besojnë se një ditë kjo rrugë mund të rikonstruksionohet.
Rruga Press