KryesoreLajme

Qeveria Kurti nuk gabon në hapa/ QUINT-i ishte në dijeni se Kosova do t’i vendoste Serbisë reciprocitet për letërnjoftim

Qeveria e Kosovës e ka njoftuar paraprakisht QUINT-in dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, lidhur me vendimin për reciprocitet ndaj Serbisë për letërnjoftim, ka bërë të ditur të enjten, Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

Kryeziu ka thënë për KOHËN se në fillim të kësaj jave, është mbajtur takimin me përfaqësuesit e këtyre shteteve, të cilave u është kumtuar vendimi.

“Ne mbetemi të përkushtuar për një dialog parimor dhe angazhohemi për arritjen një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke. Vendimi i djeshëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje tabelat e veturave dhe letërnjoftimet është një vendim proporcional për të vendosur rend dhe ligj. Ne kemi dëshmuar gatishmërinë dhe konstruktivitetin e duhur për arritjen e një marrëveshje të përhershme për çështjen e targave, dhe tashmë ka dëshmi të fortë që një gjë është pamundësuar për shkak të destruktivitet nga pala e serbe. Përveç z. Lajçak, për propozimin dhe vendimin tonë kanë qenë të njoftuar edhe shtetet e QUINT-it me të cilët, sikurse edhe kemi njoftuar nëpërmjet një komunikate për medie, kemi mbajtur një takim në fillim të kësaj jave”, ka thënë Kryeziu.

Lexo më shumë  Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së

Qeveria e Kosovës ka vendosur reciprocitet për hyrje të shtetasve të Serbisë në Kosovë. Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, Qeveria Kurti vendosi që aplikojë të njëjtën masë, sikur Beogradi zyrtar, që nuk pranon letërnjoftimin, por në hyrje kosovarët i pajisë me një letër që zëvendëson dokumentet e identifikimit.

“Miratimin e kabinetit qeveritar e mori edhe vendimi, sipas të cilit çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore”, thuhej në njoftimin e Kryeministrisë.

Lexo më shumë  "Turistët snajperistë" dhe “çetnikët e fundjavës” - kush ishin të huajt në rrethimin e Sarajevës?

Vendimi i Qeverisë nxiti reagime të mëdha në Beograd, duke thënë se kjo është një “thirrje për konflikt të madh”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *