Sport

Asllani: Tifozët tonë janë të ‘çmendur’, si të mos e japësh maksimumin

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani në një intervistë për ‘Corriere della Sera’, ka folur para ndeshjes me Italinë.

Kuqezinjtë dhe Italia do të përballen nesër mbrëma në Dortmund në kuadër të Grupit B në Evropianin ‘Gjermani 2024’.

Asllani është i bindur se Shqipëria do të ketë mbështjetje të madhe nga tifozët shqiptarë.  

Lexo më shumë  (FOTO) Dalin vlerësimet e para e lojtarëve kuqezi për paraqitjen ndaj Kroacisë

“Janë të çmendur, si të mos japësh maksimumin për ata në fushë”, ka thënë Asllani.

Mesfushori i Interit, ka lavdëruar trajnerin Sylvinho.

“Sylvinho ka sjellë në grup shumë besim dhe entuziazëm”, ka pohuar Asllani.

Ndeshja Shqipëri-Itali starton në orën 21:00.

Kujtojmë së në grupin e Shqipërisë është edhe Kroacia dhe Spanja.

YouTube player