Uncategorized

“Askush nuk kalon këtej”. Eksperti: NATO do përdorë mekanizmin e aderimit të shpejtë për Finlandën dhe Suedinë

NATO mund të përdorë mekanizmin e anëtarësimit të shpejtë për pranimin e Finlandës dhe Suedisë si vende anëtare. Kështu vlerëson një ekspert, i cili komenton hapat e parë të Helsinkit dhe Stokholmit të hedhura drejt aleancës ushtarake. Vendet nordike po shqyrtojnë opsionet e sigurisë pas luftës së Rusisë në Ukrainë dhe kanë nisur një debat lidhur me aderimin në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

“Nëse dy vendet vendosin të aplikojnë për anëtarësim në NATO, mund të ketë një mekanizëm të shpejtë që NATO do ta prezantonte në mënyrë që pranonte këto vende sa më parë, ndoshta që në fillim të kësaj vere”, thotë Zhang Xini, profesor i shkollës së politikës në Kinë.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Suedia nuk pritet që ta vonojë vendimin dhe po shqyrton të mirat e të këqijat që mund të sjellë aderimi në NATO. Finlanda do të zyrtarizojë qëndrimin e saj brenda pak javësh, ndërsa po mbikëqyr me shumë kujdes situatën përgjatë kufirit të saj me Rusinë.

“Të gjithë jemi të qetë dhe e dimë që kemi rojet kufitare që sigurohen që askush të mos vijë këtu prej andej, të paktën jo nga zonat që nuk janë pika zyrtare kufitare”, thotë Ossi Monkare, banor i qytetit kufitar Imatra.

“Jetoj dy apo tre kilometra nga këtu, në banesat e para që dalin kur ju vini nga Rusia dhe nëse diçka do të ndodhte, ne do të ishim të parë që do të përballeshim me ta, por shpresoj që kjo të mos ndodhë”, thotë Marja-Liisa Kantokivi, jetime lufte.

Ndërkohë, NATO është shprehur e gatshme të zgjerohet me anëtarë të rinj, përfshirë Suedinë dhe Finlandën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *