Bota

“Askush nuk është i sigurt”: Moldavia e frikësuar nga pushtimi rus

Kryeministrja e Moldavisë ka thënë se është shumë e shqetësuar për një pushtim të mundshëm nga ana e Rusisë ndaj vendit të saj, duke shtuar se: “Askush nuk është i sigurt”.

“Është një skenar hipotetik për momentin, por nëse veprimet ushtarake lëvizin më tej në pjesën jugperëndimore të Ukrainës dhe drejt Odesa-s, atëherë, sigurisht, ne jemi shumë të shqetësuar”, ka thënë Natalia Gavrilița.

Lexo më shumë  Liberalët sllovenë të kryeministrit Golob fitojnë zgjedhjet, por humbasin shumicën në parlament

“Ne jemi shumë të shqetësuar, veçanërisht duke pasur parasysh që trupat janë në territorin e rajonit të Transnistria”, citohet të ketë thënë Gavrilița.

“Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe për të siguruar që luftimet të mos përshkallëzohen”.

Ajo shtoi: “Nëse një vend mund të fillojë një luftë aneksimi pa asnjë respekt për ligjin ndërkombëtar, atëherë në këtë kuptim, askush nuk është i sigurt”.

Lexo më shumë  Von der Leyen: Irani duhet të ndalojë sulmet dhe të hapë Ngushticën e Hormuzit

“Unë mendoj se shumë vende janë të shqetësuara”. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *