KryesoreLajme

ASK: Regjistrimi i popullsisë pritet të mbarojë para datës së caktuar

Që nga fillimi i regjistrimit të popullsisë, deri më tani Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka konfirmuar se janë realizuar rreth 110 mijë intervista, ku prej tyre 10 mijë janë nga Prishtina.

Kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati ka thënë se gjithçka është duke shkuar sipas planit dhe ka mundësi që të mbarojë para datës të caktuar.

Lexo më shumë  Murati: Paga e 13-të ishte e paraparë në ligjin e buxhetit për vitin 2026, të cilin nuk e votuan PDK/LDK/AAK–Nisma

Gjithashtu, ai theksoi se ishin të detyruar të ndërpresin disa kontrata, pasi kanë tejkaluar kompetencat që kanë marrë nga trajnimi.

“Është duke shkuar sipas planit, nuk kemi sfida madhore. Të gjitha komunitetet janë duke marrë pjesë. Procesi regjistrimit nëse vazhdon me dinamikën e tillë, pritet të mbarojë para datës së caktuar”, tha Kastrati.

Sipas tij nuk janë paraqitur sfida në regjistrim. Derisa tha se kualiteti i të dhënave është në nivelin e lartë.

Lexo më shumë  Plazhet e Adriatikut të mbuluara me mbetje plastike

Regjistrimi i popullsisë do të zgjatë deri më 17 maj. /KSP

YouTube player