KryesoreLajme

ASH-ja i bashkohet letrës kritikuese për qasjen e çbalancuar në favor të Serbisë, e konfirmon Alicia Kearns

Aleanca për Shqiptarët, subjekt politik në Maqedonisë së Veriut, ka përcjellur lajmin se të gjithë deputetët e saj janë bërë pjesë e letrës së iniciuar nga Alicia Kearns e shume kryetarë të komisioneve për politikë të jashtme, deputetë të parlamentit evropian e deputetë të vendeve anëtare të BE-së.

Kështu, përveç Qeverisë së Kosovës, Aleanca për Shqiptarët bëhet subjekti i parë politik shqiptar që e përshëndet këtë reagim politik ndërkombëtar që kritikon qasjen e pabalancar të ndërmjetësueve të BE-së dhe SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Njoftimi i plotë:

Konfirmohet nga Alicia Kearns: Të gjithë deputetët e ASh-së i bashkëngjiten letrës së parlamentarëve dhe senatorëve perëndimorë, në mbështetje të Kosovës

Nga Alicia Kearns, deputetja nga Mbretëria e Bashkuar sot erdhi edhe një konfirmim. Letrës së parlamentarëve dhe senatorëve perëndimorë, në mbështetje të Kosovës zyrtarisht i janë bashkëngjitur të gjithë deputetët e grupit parlamentar të ASh-së. Pra, pas konfirmimit për bashkëngjitjen e deputetit Halil Snopçe, sot erdhi konfirmimi se janë bashkëngjitur edhe Ziadin Sela, Abdulla Saliu, Artina Qazimi, Atnan Neziri, Ilire Dauti, Elmi Aziri dhe Remzi Memedi. Me këtë rast znj. Alicia Kearns i ka shprehur falënderimin e saj grupit parlamentar të ASh-së për bashkëngjitje letrës së iniciuar nga kryetarët e Komiteteve për Punë të Jashtme të parlamenteve amerikane, gjermane, britanike, ukrainase, islandeze, irlandeze, estoneze, lituaneze, letoneze e çeke.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi
YouTube player