ASH: BDI-ja mashtroi se shkolla në Reçicë të vogël ka përfunduar
Nëpërmjet një njoftimi Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe partinë e saj për shkollën në Reçicë duke thënë shkolla “Naim Frashëri” është shndërruar në një mashtrim.
“Dje improvizuan hapjen e kësaj shkolle me një klasë të vetme, duke keqpërdorur një grup fëmijësh për të mashtruar opinionin dhe duke mashtruar se shkolla është bërë gati për një vit”, thonë nga kjo parti.
Sipas tyre, e vërteta është krejt ndryshe dhe shumë me e dhimbshme dhe e turpshme.
” Shkolla nuk hapet as këtë vit, ndërsa mediat do të mund ta konfirmojnë këtë për çdo ditë. Nxënësit e Reçicës së Vogël edhe këtë vit duket se mësimin do ta ndjekin në shkollën qendrore “Naim Frashëri” që është disa kilometra më larg, klasat ende nuk janë sistematizuar, ndërsa informacionet e fundit hapin edhe shumë dilema. Për të gjitha këto duam të pyesim publikisht pushtetin lokal dhe atë qendror, a është bërë dorëzimi teknik i objektit të shkollës dhe a kanë përfunduar të gjitha punimet dhe instalimet në shkollë?”, thuhet në fund të reagimit.
Rruga Press