KryesoreOpinion/Aktualitet

Asgjë e re në Beograd. Qeveri e re me politika të vjetra

Shkruan Ragmi Mustafi

Erdhi dita kur Beogradi ngriti siparin për një tjetër shfaqje politike, ku fytyrat e reja janë maskat e vjetra të një sistemi që e njeh vetëm urrejtjen, vetëm kontrollin, vetëm shtypjen.

Në vend të reformës, rikthehet nostalgjia për të kaluarën e errët të këtij rajoni. Në vend të afrimit me Evropën, marshimi drejt Lindjes. Në vend të përfaqësimit të qytetarëve, rikthimi i ideologëve të frikës dhe ndarjes.

Nëse dikush kishte iluzione se diçka do të ndryshonte, mjafton të shohë listën e ministrave: një që ka djegur flamurin e BE-së përpara kamerave (Boris Batina); një tjetër si Demo Beriša e quan sulmin e armatosur terrorist në Banjskë “luftë për mbijetesë”; ministra që glorifikojnë Miloševiqin (Snežana Paunović), që flasin në emër të paqes, por predikojnë gjuhën e dhunës.

Lexo më shumë  VLEN: 9 dhe 10 maji ditë të kobshme në Kumanovë, shtëpitë e shqiptarëve digjeshin ndërsa ministrat e BDI-së kriheshin

E ndërsa në Beograd firmosen postet, në Luginën e Preshevës pasivizohen adresat, mbyllen dyert e institucioneve për shqiptarët, përgjohet fjala e lirë dhe shpresohet që në heshtje të largohemi, të tretim, të zhdukemi.

Ne nuk jemi as shifra statistikash të manipuluara, as figurantë në mozaikun multietnik që përdoret vetëm në fjalime për konsum ndërkombëtar.

Kjo qeveri e re, nga një Vulin i ka shumëzuar pesë. Një karnaval i politikës së vjetër, i mbështetur mbi gjuhën e urrejtjes, simbolikat e së kaluarës dhe aleanca që s’kanë të bëjnë me Evropën, por me Rusinë, me interesin personal, me makthin e çdo qytetari që kërkon drejtësi e barazi. Një vend që, për fat të keq, çdo ditë e më shumë, zgjedh të jetë më pak evropian dhe më shumë kundër vetes.

Lexo më shumë  Kurti: Ilir Konushevci ishte shpirti i UÇK-së

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit