Lajme

Ish-ambasadori amerikan, Arvizu: Udhëheqësit politikë t’i zgjedhin shqiptarët, jo të huajt

Ish-ambasadori amerikan, Alexander Arvizu thotë se vendimi për të zgjedhur liderët politikë në Shqipëri, qoftë atyre në qeveri apo opozitë, u takon qytetarëve shqiptarë, duke iu referuar shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës dhe sanksionimeve të disa politikanëve dhe biznesmenëve në vend.

Në një intervistë për Euronews Albania, Arvizu u shpreh se ndërkombëtarët, SHBA dhe BE nuk mund të ndërhyjnë në çështje të brendshme politike, si ajo e zgjedhjes së liderëve në politikë.

Sipas tij, për çdo ambasador amerikan, është e rëndësishme që të tregohet respekt për shqiptarët.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

“Së pari, unë nuk përfaqësoj më qeverinë dhe nuk kam akses në informacionet zyrtare që çojnë në këto vendimmarrje. Për mua, kur isha ambasador dhe për çdo ambasador amerikan, e rëndësishme është të tregojmë respekt për qytetarët shqiptarë. Shqiptarët e dinë dhe e kuptojnë fare mirë se çfarë do të thotë të respektohen. Respekti duhet treguar në çdo gjë që bën. Edhe pse një vendim që merret, nuk është ai i duhuri, njerëzit e kuptojnë domethënien e tij.

Sa i takon opozitës, mendoj se është me me rëndësi që qytetarët të kuptojnë se, këdo që zgjidhni për një lider politik, mes qeverisë dhe opozitës, nuk është një vendim që i takon Uashingtonit, as qeverive të vendeve anëtare të BE-së, por një vendim për Shqipërinë. Kjo duhet kuptuar shumë qartë, është opozita juaj, është edhe qeveria juaj. Mendoj se përgjegjësia e qeverive mike si SHBA dhe BE, sepse Amerikës i intereson Shqipëria, qoftë demokratë apo republikanë. Mendoj se është e përshtatshme që të japim një opinion me respekt, por këto lloj vendimesh, se kush është në opozitë dhe kush është në qeveri, u takon qytetarëve shqiptarë”, theksoi ai.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *