Lajme

Artisti i Merituar Osman Mula: Kjo qeveri, kjo polici urren qytetarët

Artisti i njohur Osman Mula duke marrë fjalën në protestën që po zhvillohet para Kryeministrisë tha se ky shtet ka urrjetje për qytetarët.

“Kam parë dje policë që tërhiqnin zvarrë dhe futnin në furgona djem të rinj që skishin bërë asgjë, vetëm kishin protestuar. Pse ndodh kjo? Sepse kjo qeveri, kjo polici urren qytetarët. E kuptoni se fëmijët tanë po lajnë pjatat nëpër botë? Të të vij turp Edi Rama, që sot ke shqiptarë që marrin 100 mijë lekë të vjetra në muaj”, tha Mula.

Lexo më shumë  Ish-presidenti shqiptar për sulmin në Banjskë: Dihet botërisht që u organizua nga Beogradi

Duke ironizuar Belinda Ballukun, e cila këshilloi qytetarët që të mos përdorin makinat, Mula tha “po si moj zonjë i thua qytetarëve mos dilni me makina, po me pas hall me çu dikë në spital, çfarë të bëjmë ta mbajmë në kurriz?”.

“Ne kemi rrëzuar Enver Hoxhën, do të rrëzojmë edhe ty. Një kritikë edhe për opozitën, e cila e la këtë situatë të degradonte deri këtu. Po na ikin fëmijët jashtë, po ikin të rinjtë për një copë bukë”, tha Mula.

Lexo më shumë  Kurti: Kosova sot është shumë më mirë sesa qe e gjetëm në pranverës e vitit 2021

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *