Art & Kulturë

Artisti finlandez shpenzoi 4 orë për ta “vizatuar” një dhelpër mbi një liqen të ngrirë

Në gjashtë vitet e fundit, arkitekti dhe dizajneri finlandez Pasi Widgren ka kryer një traditë të veçantë dimërore.

Çdo dimër, ai bën udhëtimin drejt liqenit Pitkajarvi, afër qytetit të tij të lindjes, Lahti, dhe krijon një vizatim epik në dëborë. Këtë vit, ai u ndje i frymëzuar për të “vizatuar” një dhelpër duke përdorur vetëm këmbët e tij dhe një lopatë dëbore. Rezultati përfundimtar duke shumë realist.

Widgren filloi të krijonte vizatimet e tij të dëborës në vitin 2016, kur kuptoi se mund të kishte koordinimin për të ekzekutuar këto lloj dizajnesh. Ai krijoi vizatimin e tij të fundit në fillim të dhjetorit 2021, i frymëzuar për të marrë temën e një dhelpre këtë vit. Në rreth katër orë, vizatimi kishte marrë formë dhe ai ishte gati të fotografonte punën e tij.

Widgren skicoi skicën duke ecur. Më pas, pjesën tjetër e “vizatoi” me një lopatë bore. Sigurisht, përpara se të fillonte, ai testoi akullin për t’u siguruar që ishte mjaft i trashë për të mbajtur peshën e tij. Ajo kishte një trashësi rreth katër deri në gjashtë centimetra, por, Widgren kishte marrë edhe masa, për ta siguruar veten në rast se binte.

Për fat të mirë, asnjë nga këto nuk ishte e nevojshme dhe Widgren nuk kishte asnjë problem në krijimin e dhelprës së tij. Pasi e përfundoi vizatimin, ai u ngjit në një shkëmb aty pranë për të fotografuar vizatimin e tij. Megjithëse vizatimi u bë më pak i dukshëm disa ditë më vonë për shkak të reshjeve të reja të borës.

Rruga Press

YouTube player