Lajme

Artan Hoxha: Ervis Martinaj bleu dy vila përballë shtëpisë së Edi Ramës në Surrel, u zhduk nga një grup me uniforma

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar një detaj që nuk dihej deri më tani për jetën e Ervis Martinajt. Faktin që ai kishte blerë dy vila përballë banesës së Edi Ramës në Surrel. “Martinaj ka katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë dhe duke qenë se i ka në një shkollë në atë zonë ka blerë dy vila përballë shtëpisë së kryeministrit në Surrel. Me sa kam informacion unë ai kishte bërë përpjekje të blinte edhe tokë në atë zonë. Unë madje kam folur me punonjës të gardës, madje ia kam thënë edhe Ervis Martinajt. Sepse ai lëvizte me eskortë.

“Ajo rruga është e ngushtë, ti me eskortë, ai me eskortë, do përplaseni” i kam thënë. Fakti që shkoi aty, mu përballë u mor si një farë sfide” tha Hoxha, duke iu referuar kryeministrit Rama.

Sipas Hoxhës, shkak për zhdukjen e Martinajt është kapja e tregut të kumarit, pasi ai nuk lejonte futjen e askujt tjetër në këtë treg. Sipas Hoxhës, kundër Martinajt janë bërë bashkë njerëz të afërt të kryeministrit, ish ortakë të tij në biznes që krijuan një strukturë të ngjashme me “Los Pepes” në Kolumbi.

E mori një skuadër me uniformë

Hoxha u shpreh në studion e lajmeve në ABC, se hera e fundit që është parë Ervis Martinaj, ka qenë në “trekëndëshin e Bermudës” Tiranë-Fushë Krujë-Durrës”. Sipas Hoxhës, Martianj në mbrëmjen e 9 Gushtit të këtij viti ka shkuar në një banesë të një personi shumë të fuqishëm, duke kërkuar të bënte aleancë me të. Por në këtë banesë papritur kanë shkuar një skuadër me uniforma si të skuadrës speciale të policisë. Në një moment ka shkuar edhe një mesazh në familjen e Ervis Martinaj duke u kërkuar që të bëjnë kujdes së mund të ketë kontrolle në banesë.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Sipas Hoxhës skuadra me uniformë speciale të policisë është prerë në besë dhe është shitur nga ata që e kishin ftuar në banesë. Skuadra në fjalë e kanë marrë Martinaj dhe e kanë transportuar në një vend të sigurt. Për këtë ngjarje thuhet se në botën e krimit ka qarkulluar edhe një video ku shihet një person, por nuk dallohet qartë nëse është në të vërtete Ervis Martinaj. Në një fragment në këtë video personi që duket në të, thuhet se u ka ofruar 50 milionë euro personave që e kanë rrëmbyer vetëm që të lirohet.

Hoxha ka shtuar po ashtu se skuadra që dyshohet se ka marrë Ervis Martinaj, ka dalë vetëm 5 herë në qarkullim dhe në këto lëvizje goditjet kanë qenë precize.

Po i ndodh si Escobarit

Gazetari Artan Hoxha e krahasoi historinë e Martinajt me atë të Pablo Escobar. Gazetari kujtoi njësinë “Los Pepes” që u krijua nga kundërshtarët e Escobarit për të goditur këtë të fundit.

Sipas tij, diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit, ku ka pasur një seri vrasjesh. Gazetari u shpreh se 6-7 grupe të mëdha u bashkuan për të goditur Ervis Martianjn. Hoxha thotë se kundërshtarët u bashkuan, pasi nuk mund ta thyenin dot ndryshe Martinajn.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

“Dërgon një skuadër me armatim dhe makina që ne do ti shohim gjatë këtyre ditëve. U gjet një e djegur. Janë ndërruar disa makina atë ditë. Është një skuadër e frikshme. Kur del është shumë e shtrenjtë. Cfarë ka ndodhur? Këtë situatë e kam parë vetëm me Escobarin. U krijua një njësi Los Pepes dhe kjo njësi u krijua në momentin që qeveria, policia kolumbiane, kur kartelet, nuk po e thyenin dot. Krijuan këtë njësinë. Kjo u krijua nga atë afërmit e policëve të vrarë, e ortakëve që kishte ekzekutuar. Dhe u furnizua me informacion nga DEA. Kjo njësi filloi të ekzekutonte një nga një ushtarët financuesit, organizatorët. Ai bënte të njëjtën gjë që bënte Martinaj, dilte në mes të qytetit me taksi. Nuk ka pasur kurrë një hetim dhe krime që bëri kjo njësi.

Një organizim i ngjashëm u bë në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit. 6-7 grupe të mëdha u bashkuan, pranuan edhe konflikt vetëm për të nxjerrë jashtë loje Ervis Martinajn. Ata përdorën të gjitha lidhjet. Pjesë e kësaj strukture u bënë ish pjesëtarë edhe të forcave të zbatimit të ligjit. Ai goditej vazhdimisht dhe nuk reagonte dot.

Në mos se agjencitë e zbatimit të ligjit janë palë, po mbyllin sytë? Pse u bë gjithë kjo? Nuk mund ta thyenin dot ndryshe. Kjo njësi duke përfituar edhe nga goditjet, edhe presioni i shtetit. Martinaj ishte në kërkim për dëshminë e Dumanit. Ishte i dënuar nga shkalla e parë për ngjarjen në Bllok”, u shpreh Hoxha.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *