Arsyeja e rënies së zjarrit në spitalin e Korçës që do t’ju habisë
Mesnatën e sotme ka rënë një zjarr në njërën prej dhomave të sanatoriumit të Korçës. Për pasojë ka marrë djegie të lehta pacienti 62-vjeçar B. D., i cili po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Besohet se shkak për zjarrin është bërë fakti se pacienti 62-vjecar ka ndezur një cigare ndërkohë që kishte ngjitur edhe maskën e oksigjenit dhe për rrjedhoje janë djegur disa orendi të dhomës dhe ai ka marrë dëmtime në fytyrë. Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjeve.
Rruga Press