Arsimimi na zgjat jetën! Studimi: Mos ndjekja e shkollës po aq “vdekjeprurëse” sa duhani e alkooli
Çdo vit i kaluar në shkollë ose universitet ndikon të jetoni më gjatë. Një studim ka gjetur lidhje të drejtpërdrejtë të arsimimit me jetëgjatësinë
Të ndjekësh me përpikmëri arsimin mesa duket nuk ndikon vetëm në përmirësimin e njohurive tona, por edhe në jetëgjatësinë.
Ekspertët kanë kryer studimin e parë sistematik që lidh drejtpërdrejt arsimin me përfitimet në jetëgjatësi.
Mos ndjekja e shkollës është po aq vdekjeprurëse sa pirja e duhanit ose pirja e tepërt e alkoolit, vlerësojnë ata.
Duke përdorur prova nga vendet e industrializuara si Britania e Madhe dhe SHBA, si dhe vendet në zhvillim si Kina dhe Brazili, rishikimi zbuloi se rreziku i vdekshmërisë tek një i rritur u ul me 2% për çdo vit arsim me kohë të plotë.
Përfundimi i arsimit fillor, të mesëm dhe të lartë është i barabartë me një dietë të shëndetshme gjatë gjithë jetës, duke ulur rrezikun e vdekjes me 34% krahasuar me ata pa arsim formal, theksohet në analizën e publikuar në revistën The Lancet Public Health.
Në ekstremin e kundërt, mosfrekuenca e shkollës në asnjë moment ishte po aq e keqe për shëndetin e të rriturve sa konsumimi i pesë ose më shumë pijeve alkoolike çdo ditë ose pirja e 10 cigareve çdo ditë për një decade.
Studimi i jep shtysë përpjekjeve në Britaninë e Madhe për të siguruar që fëmijët të qëndrojnë në shkollë, me ekspertët që thonë se rezultatet nënvizojnë lidhjet midis ndjekjes së shkollës dhe shëndetit.
Ai gjithashtu nënkupton se rritja e moshës së largimit nga shkolla mund të ndikojnë në shifrat e jetëgjatësisë së vendeve.
“Lidhjet midis arsimit dhe vdekshmërisë janë shqetësimet tona më të vogla pasi mungesa e frekuentimit të shkollave fillimisht sjell pasoja të rënda në tregun e punës”, theksuan studiuesit.
Analiza zbuloi gjithashtu se rezultatet janë të ngjashme në vendet e pasura dhe të varfra, dhe pavarësisht nga gjinia, klasa sociale dhe demografia.
Rruga Press