Sport

Arsène Wenger insiston për Botërorin çdo dy vjet. Kur do të merret vendimi?

 Projekti i rishikimit të kalendarit, i mbrojtur nga FIFA, që do të çonte në organizimin e një Botërori çdo dy vjet, nuk ngjall shumë entuziazëm në botën e futbollit.

Megjithatë, Arsene Wenger, i cili drejtoi diskutimet si drejtor i zhvillimit të futbollit në FIFA, përpiqet ta mbrojë projektin në çdo udhëtim të tij. Kështu ndodhi edhe të hënën në Monako, në periferi të një ndeshjeje bamirësie.

“Është bota e futbollit ajo që do të vendosë. Më kërkuan të organizoja kalendarin ndërkombëtar, por duhet ta dini se deri në vitin 2028, madje edhe praktikisht deri në vitin 2030, asgjë nuk do të ndryshojë sepse Botërori 2026 dhe Euro 2028 tashmë janë planifikuar. Federatat kombëtare do të vendosin më pas”,- tha ish-trajneri i Arsenalit.

“Të gjithë jemi rritur në këtë sistem me cikle katërvjeçare. Bota e futbollit në përgjithësi është rezistente ndaj ndryshimeve dhe është e vërtetë që projekti ynë e kthen përmbys të gjithë kalendarin.

Por nëse shikoni brezin e ri, të rinjtë nga 10 deri në 18 vjeç, nuk kanë të njëjtin perceptim të kohës apo të njëjtën kërkesë për ngjarjet. Unë mendoj se në ditët e sotme, ne duhet t’i ushqejmë njerëzit me ngjarje të rëndësishme gjatë gjithë kohës, sepse ata janë mësuar me të, – thotë Wenger, i cili shton, – “Do të shohim, gjithçka do të vendoset para vitit 2024”.

Rruga Press

YouTube player