Lajme

Arrin në Kosovë ministri turk i Mbrojtjes, pritet me ceremoni në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e ka pritur me ceremoni ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yasar Guler.

Të dy ministrat do të mbajnë takimin tete-a-tete, ku mediet mund të marrin pamje.

Më pas, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Guler, do të pritet në takim nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ndërsa pas përfundimit të takimeve të planifikuara, duke filluar nga ora 10:45 do të mbahet konferencë për medie.

Lexo më shumë  Nga Shqipëria pothuajse çdo vit, rreth 35 studentë shkojnë për studime me bursë për në Rusi, kjo duhet parë me kujdes strategjik

Ministri turk do të pritet në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

Rruga Press

YouTube player