Bota

Arrihet marrëveshja, Google do t’i paguajë AFP-së për pëmbajtjen

Google dhe Agence France-Presse arritën të mërkurën një marrëveshje pesëvjeçare sipas së cilës kompania më e madhe në botë e kërkimit në internet do të paguajë agjencinë e lajmeve. Marrëveshja, pas 18 muajsh negociatash, është e para që arrin një agjenci lajmesh sipas direktivës evropiane të vitit 2019 mbi të ashtuquajturat të drejta fqinje, të cilat kanë qenë objekt debati mes gjigantëve të internetit dhe medias mbi pagesën për përdorimin e lajmeve në internet dhe përmbajtjeve të tjera.

“Kjo është një marrëveshje që mbulon të gjithë BE-në, në të gjitha gjuhët e AFP-së, duke përfshirë vendet që nuk e kanë miratuar direktivën,” tha CEO i AFP, Fabrice Fries, duke e përshkruar marrëveshjen si “kulminacioni i një kohe të gjatë.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

AFP prodhon dhe shpërndan përmbajtje multimediale në gjashtë gjuhë në mbarë botën.

Pasi fillimisht hezitoi të paguante gazetat franceze për përdorimin e përmbajtjes së tyre, Google më në fund nënshkroi një marrëveshje kornizë trevjeçare me disa prej mediat e vendit në fillim të vitit 2021, por u gjobit me 500 milionë euro (566 milionë dollarë) nga autoriteti i konkurrencës në korrik.

Google ka apeluar dhe po vazhdon bisedimet për të arritur një marrëveshje të re.

Gjigantët e teknologjisë, kryesisht ata amerikanë, kanë pasur mosmarrëveshje me Brukselin dhe vendet anëtare të BE-së, mbi taksat, abuzimin me fuqinë e tyre dominuese në treg, çështjet e privatësisë dhe përfitimin financiar nga përmbajtja gazetareske pa ndarë të ardhurat.

Për të trajtuar këtë, direktiva e BE-së krijoi formën një formë të re të së drejtës së autorit, mbi bazën e të cilës mediat kërkojnë kompensim për përdorimin e përmbajtjes së tyre.

Facebook njoftoi disa marrëveshje në tetor, duke përfshirë një që parashikon një shpërblim për dy vjet për mediat franceze të lajmeve për përdorimin e përmbajtjes së tyre.

Në Francë dhe Danimarkë, grupet e medias bashkuan forcat për të negociuar me gjigantët e teknologjisë, ndërsa në Spanjë Google njoftoi më 3 nëntor se do të rihapte shërbimin Google News në fillim të vitit 2022.

Në Australi, është miratuar një ligj që detyron gjigantët e teknologjisë të paguajnë mediat për përdorimin e përmbajtjes së tyre./res/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *