Lajme

Arreston katër persona për blerje të votave, një ditë para zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

Policia maqedonase ka arrestuar katër persona të dyshuar për blerje të votave për zgjedhjet lokale që do të mbahet të dielën, më 17 tetor.

Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se personat janë arrestuar të shtunën në lagjen Dracevë të Shkupit, derisa po u shpërndanin njerëzve para në këmbim të votës.

Me këtë rast Policia ka konfiskuar 121 mijë denarë (2 mijë euro) dhe 250 euro.

Lexo më shumë  Gurthemeli në ‘Zahir Pajaziti’, Kurti: Ia kemi borxh Llapit, ka dhënë yje

“Të ndaluarit akuzohen për veprën penale ‘ryshfet në zgjedhje dhe votim’. Rasti i ka kaluar Prokurorisë publike për procedim të mëtejmë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndërkohë, Policia ka njoftuar për arrestimin edhe të një personi tjetër në qytetin e Prilepit për kërcënim ndaj një kandidati për kryetar të komunës.

I ndaluari i moshës 21-vjeçare në procedurë urgjente është dënuar me tetë ditë burgim.

Të shtunën, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar të burgosurit, të moshuarit me sëmundje kronike, personat me invaliditet si dhe të infektuarit me koronavirus.

Lexo më shumë  Paradoksi/ Ekonomia rritet, por punësimi tkurret me 20 mijë persona në Shqipëri

Në zgjedhjet e së dielës, Maqedonia e Veriut zgjedh kryetarët e 80 komunave dhe këshillave komunalë, si dhe kryetarin e Shkupit, që është njësi e veçantë e pushtetit lokal.

Në garë janë 10,653 kandidatë të partive politike, koalicioneve si dhe kandidatë të pavarur.

Të drejtë vote kanë 1,824,863 qytetarë.

Gara kryesore zhvillohet mes dy blloqeve politike, LSDM-së dhe BDI-së që janë në pushtet, dhe partive opozitare VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *