Lajme

Arrestohet një serb në Gjilan, dyshohet për dëmtim të varrezave

Një serb është arrestuar sot në Gjilan, nën dyshimin se më 28 maj ka dëmtuar disa varreza në fshatin Korminjan të Ulët.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se pas rastit të ndodhur në fund të majit, i dyshuari është identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të martën.

“Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme si i njëjti 28.05.2024 në fshatin Korminjan i Ulët ka dëmtuar disa varreza, gurë të varrezave dhe disa fotografi në gurë të varrezave. I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatit mbrojtës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më shumë  Ministri Krasniqi thotë se Ura e Ibrit do të hapet

Ndaj tij, me urdhër të prokurorit të shtetit, do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “Dëmtim i varrezave”.

Rruga Press

YouTube player