KryesoreLajme

Arrestohet një i dyshuar lidhur me sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me dhunën e shkaktuar më 29 maj të vitit 2023 në Zveçan. 

Sipas Policisë ai është arrestuar në Mitrovicë të Jugut.

Në njoftimin e Policisë thuhet se ai është njëri ndër personat që ka përdor dhunë në mënyrë aktive në Zveçan. 

“Sot me datë 24.07.2024, pas një pune hetimore dhe operative të ekipeve të Policisë së Kosovës është lokalizuar në rajonin e Mitrovicës Jug, i dyshuari me iniciale (D.D.) ndaj të cilit ishte ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, lidhur me rastin e sulmit ndaj autoriteteve/forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë me datë 29.05.2023, i identifikuar si njëri ndër personat që ka përdor dhunë në mënyrë aktive në Zveçan”, thuhet në njoftim. 

Lexo më shumë  Ehhhh! Moj Alketa! Karma was a bitch simbolikisht tek ty!

Sipas njoftimit ai dyshohet për veprat penale “bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”. 

Të gjitha veprimet e mëtejme thuhet se do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Policia ka bashkangjitur edhe fotografinë te të dyshuarit të arrestuar “duke sulmuar me mjete të forta me datë 29 maj 2023”.

Në veri, tensionet u rritën vitin e kaluar pasi Policia e Kosovës asistoi që në ndërtesat komunale të hynin kryetarët e rinj shqiptarë. 

Kjo u kundërshtua nga popullata vendase serbe, që nuk pranoi rezultatet e zgjedhjeve lokale të prillit, votime që i bojkotoi. 

Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët u përleshën me KFOR-in. Ishin lënduar 93 pjesëtarë të KFOR-it, disa prej të cilëve morën lëndime të rënda.

Rruga Press

YouTube player