KryesoreLajme

Arrestohet një 52-vjeçar në veri, Policia i gjen armë e municion në veturë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë të Veriut për armë ilegale. I dyshuari u kap me kallashnikov dhe municion në veturë, pas kontrollit të kryer nga zyrtarët policorë.

Nga Policia kanë bërë të ditur se në veturën e të dyshuarit 52-vjeçar, janë gjetur edhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Lexo më shumë  Kurti në koncertin për Kardinalin Ernest Simoni: Figurë e qëndresës dhe besimit të palëkundur

I dyshuari me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

“Njësitet policore nga Stacioni policor në Mitrovicë Veri, me datë 27.01.2025 gjatë një kontrolle rutinore kanë ndaluar një automjet, ku pas kontrollit të detajuar në bagazhin e automjetit kanë gjetur dhe më pas kanë konfiskuar:

një (1) armë e llojit AK-47

një (1) karikator

pesë (5) fishek të kalibrit 7.62 mm si dhe

pajisje për prodhimin e kriptovalutave”

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontrolle apo posedim i paautorizuar i armëve’’.

Lexo më shumë  ShBA-ja bën thirrje në OKB për mbylljen e UNMIK-ut: S'ka arsye që Kosova të trajtohet më 2026 sikur të ishte në vitin 1999. Sot KFOR-i ndihmon që të ruhet siguria në rajon

Rruga Press

YouTube player