Arrestohet në Kosovë ish-anëtari i Bandës së Durrësit
Indrit Taullai i njohur si ish-anëtar i Bandës së Durrësit është arrestuar në Kosovë.
Deri tani nuk dihen shkaqet e arrestimit nga policia e Kosovës, por mësohet se ka ardhur me kërkesë të Interpol Tiranës.
Aktualisht nga autoritetet kosovare po bëhen procedurat për dorëzimin tek policia shqiptare të ish- anëtarit të Bandës së Durrësit.
Taullai është arrestuar edhe më parë si pjesëtar në organizatë kriminale, ndërkohë që në vitin 2017 i shpëtoi burgimit të përjetshëm duke u dënuar me 25 vite burg, por më pas fitoi lirimin me kusht për arsye shëndetësore.