Arrestohet në Istog një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Është arrestuar të premten në fshatin Gurakoc të Istogut një serb i dyshuar për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë luftës së fundit.
Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës është identifikuar dhe arrestuar i kërkuari mashkull serb për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë në periudhën gjatë viteve 1998-1999. I njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rruga Press