Arrestohet ish Presidenti, Ilir Meta
Është arrestuar me urdhër të SPAK, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Mësohet se ndalimi i tij është bërë nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Aktualisht është rrugës për të mbërritur në drejtorinë e policisë së Tiranes, nën masa të forta sigurie.
Meta ka qenë nën hetim për çështjen e njohur si “CEZ-DIA” dhe lobimi në SHBA. Ai është paraqitur disa herë për t’u marrë në pyetje në prokurorinë e posaçme.
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka qenë në konferencë për shtyp kur u mësua lajmi i arrestimit të ish presidentit dhe ka deklaruar se bëhet fjalë për një “persekutim politik me urdhër të Edi Ramës”.
Rruga Press
Lexo më shumë Pas kritikave të saj për editorialin me Vuçiqin, Edi Rama i hakmerret Donika Gërvallës

