KryesoreLajme

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë, Ilir Beqaj dhe dy persona të tjerë

Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Në pranga kanë rënë dhe dy persona të tjerë, Ermal Kurtualaj dhe Alfred Nikolla.

Arrestimi është kryer nga policia e Tiranës.

Momentalisht ndaj ish ministrit Beqaj janë dy dosje, ajo e koncesionarit të sterilizimit, për të cilën po hetohet nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje” për ‘shpërdorim detyre’ lidhur me  kontratën koncensionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin, si dhe lidhur me abuzime me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC.

Lexo më shumë  Agjencia e Kosovës për Inteligjencë shpall konkurs për 12 pozita pune

Më 18 mars 2024, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve për koncesionin e sterilizimit, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë, mes tyre zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, në paraburgim. 

SPAK akuzon për shkelje në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj.

Rruga Press

YouTube player