KryesoreLajme

Arrestohet edhe një i dyshuar për sulmin në Ibër-Lepenc, policia gjeti armë e municion në shtëpinë e tij

Në orët e mbrëmjes së 1 dhjetorit, është arrestuar edhe një i dyshuar për sulmin në kanalin e Ibër – Lepencit.

Sipas njoftimit nga policia, të dyshuarit me iniciale J.V., me urdhër të Prokurorit përgjegjës të Prokurorisë Speciale, i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Poashtu bëhet e ditur se në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale, është zbatuar kontrolli në shtëpinë ku banonte i dyshuari, me ç’rast janë sekuestruar dëshmi dhe prova materiale, si më poshtë:

Lexo më shumë  Përgatituni t’ia uroni Albinit fitoren, si Trumpit, dhe mos t’ju mbysë xhelozia!

Katër granata dore

Një pushkë gjuetie

Mbi 500 copë municion të kalibrave të ndryshëm

Dy karikatorë të armës automatike AK-47

Një karikator i pushkës së gjatë

Një radiolidhje

Rruga Press

YouTube player