Lajme

Arrestohen tre serbë në veri, të dyshuar për krime lufte

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre (3) persona të nacionalitetit serb për veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

“Prokuroria Speciale njofton se tre (3) të arrestuarit akuzohen për veprën penale ‘Krimet e luftës kundër popullatës civile’, veprime këto të sanksionuara sipas Nenit 142 dhe 22 të Kodit Penal të RSFJ-së, aktualisht e penalizuar me nenet 31 dhe 153 të KPRK-së, në kundërshtim me Nenin 3 të përbashkët të 4 Konventave të Gjenevës, të datës 12 gusht 1949, të neneve 4 dhe 5 (1) të Protokollit 2 të datës 08 qershor 1977, shtojcë e Konventave të Gjenevës të vitit 1949, të gjitha rregullat e ligjeve ndërkombëtare në fuqi në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe kurdoherë e rëndësishme për vendimin e tanishëm ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Tutje thuhet se tre të arrestuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë.

Rruga Press

YouTube player