KryesoreLajme

Arrestohen tre inspektorë të ATK-së në Pejë dhe Gjakovë, dyshohen se u morën ryshfet bizneseve

Policia e Kosovës  ka arrestuar tre persona të dyshuar për marrje ryshfeti. Policia njofton se  me urdhër nga Gjykata Themelore në Gjakovë në koordinim me prokurorin përgjegjës të rastit janë kontrolluar tri objektet e banimit të personave të dyshuar, dy në Gjakovë dhe një në Pejë,  ku janë siguruar prova materiale që ndërlidhen me rastin.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësia rajonale në Gjakovë, ka pranuar informatë se tre të dyshuar në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme në Gjakovë, kishin kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të ndryshëm të bizneseve, ku me këto veprime dyshohet se kanë kryer veprën penale ”Marrja e ryshfetit’’ neni 421 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar  para të gatshme 11.600 euro, katër (4) telefona mobil, një ( 1 ) IPOD, një (1) pasaportë e Republikës se Shqipërisë dhe  një (1) letërnjoftim i Republikës se Shqipërisë.

Lexo më shumë  Imazhi i Republikës dhe motivet për rizgjedhjen e VV-së

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësia Rajonale në Gjakovë, ka pranuar informatë se tre të dyshuar në periudha të ndryshme kohore dhe në lokacione të ndryshme në Gjakovë, kishin kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të ndryshëm të bizneseve, ku me këto veprime dyshohet se kanë kryer veprën penale ”Marrja e Ryshfetit’’ neni 421 i KPRK-së.

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka ndërmarr veprime hetimore, duke zbatuar edhe masat të avancuara hetimore, gjatë të cilave janë siguruar dëshmi se tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, me qëllim të përfitimit pasuror për vete apo personin tjetër, dyshohet se kanë pranuar ryshfet në shuma të ndryshme parash në disa raste të ndara, si dhe të mira materiale të ndryshme pa pagesë nga pronaret e bizneseve të ndryshëm në komunën e Gjakovës.
Sot, më datë 20.01.2025, me Urdhër nga Gjykata Themelore në Gjakovë në koordinim me prokurorin përgjegjës të rastit janë kontrolluar tri objektet e banimit të personave të dyshuar (dy në Gjakovë dhe një në Pejë) ku janë siguruar prova materiale që ndërlidhen me rastin.

Lexo më shumë  QKUK/ Kardiokirurgjia shënon numër rekord të operimeve në zemër të hapur

Gjatë kontrollit janë sekuestruara dëshmitë si në vijim

para të gatshme 11600 Euro,
– katër (4) telefona mobil
– një ( 1 ) IPOD
– një (1) pasaportë e Republikës se Shqipërisë
– një (1) letërnjoftim i Republikës se Shqipërisë

Tre të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

YouTube player