KryesoreLajme

Arrestohen katër serbë në veri për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Në mesnatën e së martës, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në veri të Mitrovicës, të dyshuar për sulm ndaj zyrtarëve policorë.

Rreth orës 00:20, katër serbë, të moshës 21-23 vjeçare, fillimisht kanë ofenduar dhe më pas sulmuar zyrtarët që ishin duke patrulluar në zonë.

Zëvendësdrejtori i Policës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se pas arrestimit, të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor, ku është kryer një test alkooli.

Lexo më shumë  Baerbock ia kthen shpinën Scholzit: Ai po sakrifikon paqen për disa vota

Rezultatet e testit kanë treguar se ata ishin në ndikim të substancave alkoolike.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa raportohet se janë të moshës 21-23 vjeç.

Rruga Press

YouTube player